Një delegacion nga ShBA-ja viziton “Devolli Corporation”

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Në “Devolli Corporation” sot do të shkojë një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas pak, në fabrikën “Comodita Home” në Gjakovë pritet të arrijnë disa mysafirë specialë, të cilët janë anëtarë të Rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare në Botë, në krye me ish-zëvendësdrejtorin politik kombëtar të fushatës së parë të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Christopher Hyland.

Amerikani Hyland, bashkë me anëtarë të tjerë të bizneseve që vijnë nga Franca, Zvicra, Australia si dhe nga disa vende të tjera të botës, do të priten nga krerët më të lartë të “Devolli Corporation” dhe më pas do të vizitojnë edhe pjesën e prodhimit të dyshekëve nga “Comodita Home”.

Christopher Hyland u dekorua dje me “Urdhrin Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja Vjosa Osmani, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme