Një e vdekur dhe rreth 44 punëtorë shëndetësorë në Klinikën e syve të prekur nga Covid-19

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 08:06 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth 44 punëtorë shëndetësorë në Klinikën e syve janë prekur nga virusi Covid-19, ndërsa ka vdekur një instrumentare e sallës, kështu tha drejtori i Oftalmologjisë, Ardian Shabani, në një intervistë për Ekonomia Online.

Shabani tha se në këtë klinikë nuk kanë pasur pacientë të hospitalizuar, mirëpo theksoi se persona që janë trajtuar nga oftalmologu janë rekomanduar që së pari të bëjnë një test për Covid-19.

“Nuk kemi pasur  të pacientëve me Covid të hospitalizuar në klinikën e syve por kemi pasur disa  që kanë pasur nevojë për trajtim të oftalmologut, e kemi pranuar pacientin mirëpo ne kemi rekomanduar para operacionit gjithmonë ta bëjë testin për Covid”.

“Ka pasur disa që kur e kanë bërë testin kanë rezultuar pozitiv, në atë moment pacienti është liruar në shtëpi ka marrë terapi dhe trajtimin e duhur anti-Covid pasi ka rezultuar negativ, është lajmëruar prapë në klinikën e syve dhe ka vazhduar trajtimin në klinikën tonë”, tha ai për Ekonomia Online.

“Në klinikën e syve janë 44 punëtorë shëndetësorë që kanë rezultuar pozitiv me Covid, momentalisht i kemi vetëm katër me Covid-19, dy janë duke marrë trajtim në Klinikën Infektive dhe dy në vetizolim në shtëpi. Fatkeqësisht kemi pasur edhe një vdekje të një instrumentare e sallës shkaku i Covidit ka ndërruar jetë para dy muaj”, përfundoi ai.

Të ngjashme