Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e kujdestares së saj në Prishtinë. Gruaja që kujdesej për të njoftoi policinë për rastin, ndërkohë që ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, njofton policia, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i […]
Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e kujdestares së saj në Prishtinë.
Gruaja që kujdesej për të njoftoi policinë për rastin, ndërkohë që ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

















