Një i paraburgosur arratiset nga Klinika Ortopedike

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, i paraburgosuri me inicialet A.K, ku ishte duke u trajtuar.

I njëjti ishte nën masën e paraburgimit për Veprën Penale, Tentim Vrasje.

Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar.

SHKK po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme , si shkak i mungesës se dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në SHSKUK.

Të ngjashme