Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste pozitive me COVID-19 dhe ka vdekur një person, raporton Express

258 TË SHËRUAR DHE 11 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).

 Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303.

Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

Të ngjashme