Një i vdekur e tre të lënduar në një vetaksident në Deçan

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjashme