Një i vdekur në një aksident trafiku në rrugën Prizren – Suharekë

Prishtinë | 15 Gus 2024 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Një preson ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën Prizren-Suharekë.

Sipas Policisë personi i vdekur është rreth 40-vjeç.

“Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull rreth 40 vjeçar ). Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme