Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Naser Hafizit, i dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i Hafizit, avokati Shpetim Mehmeti.
Hafizi mban pozitën ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.