Ekonomia Online
FUNDIT

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi seksualisht të miturën

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi seksualisht të miturën

Gjykata Themelore në Gjakovë, gjatë ditës së sotme, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit B.H. Sipas Gjykatës i pandehuri dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur. “I pandehuri dyshohet se me datë 10 prill 2019, duke drejtuar automjetin e tij […]

Gjykata Themelore në Gjakovë, gjatë ditës së sotme, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit B.H.

Sipas Gjykatës i pandehuri dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“I pandehuri dyshohet se me datë 10 prill 2019, duke drejtuar automjetin e tij e takon të miturën D.K. me ç’rast arrin ta bind të miturën me fjalët se “unë kam respekt për ty” me qëllim që e njëjta të futet në makinën e tij”.

“Pasi e mitura ulet në karrigen e pasagjerit, i dyshuari kap dorën e të miturës duke e vendosur në organin gjenital të tij, më çka e mitura nën ankth dhe e shqetësuar me sjelljet e tij të sulmit seksual, largohet me vrap nga vetura dhe shkon në shkollë, ashtu e tronditur i raporton drejtorit i cili më pas njofton familjen e të miturës dhe Policin e Kosovës”, thonë nga kjo Gjykatë.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 prill 2019 dhe do të zgjasë deri më 22 maj 2019.

Të ngjashme