Një muaj paraburgim zyrtarit komunal të dyshuar për marrje ryshfeti

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 09:02 | Nga

Zyrtarit të tatimit në pronë B.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit, Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Ai dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar kishte kërkuar 2 mijë euro ryshfet nga një qytetar për lëshimin e mjeteve financiare për një pronë e cila ishte shpronësuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ka konfirmuar caktimin e masës së paraburgimit.

“Dyshohet për kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit. Prokuroria Themelore e Gjilanit kishte filluar hetimet ngase ka pasur dyshime të arsyeshme ndaj tij dhe janë caktuar masat e fshehta për zbulimin e veprës penale dhe është përcjellë. Dhe në momentin e arrestimit ai është kapur me 2 mijë euro. Ai dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar ka kërkuar ryshfet për lëshimin e mjeteve financiare, të cilat i kanë të dëmtuarit. Bëhet fjalë për një pronë të shpronësuar, mirëpo për lëshimin e mjeteve financiare, të cilat i kanë takuar të dëmtuarit, i është kërkuar ryshfet”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme