Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia po e heton rastin

Prishtinë | 11 Jan 2024 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës po e heton rastin e vdekjes së një personi i cili është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Prizren, të mërkurën e 10 janarit.

Një person është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Prizren, të mërkurën e 10 janarit.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimin e këtij rasti.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë automatike me të cilën dyshohet se viktima ka qëlluar veten.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Sefedin Laqi, Prizren 10.01.2024 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushke automatike me të cilën dyshohet që viktima ka qëlluar veten. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme