Ekonomia Online
FUNDIT

Një person humb jetën në një vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

Një person humb jetën në një vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se ngasësi i automjetit kishte humbur kontrollin dhe ishte vetaksidentuar. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor […]

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se ngasësi i automjetit kishte humbur kontrollin dhe ishte vetaksidentuar.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

‘‘Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor’’, ka thënë ai. 

Të ngjashme