Një person i therur në Vushtrri, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:16 | Nga

Një person është therur të hënën në Vushtrri.

Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Emergjencën në Vushtrri, ndërsa më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë. Gjendja e viktimës, sipas mjekut kujdestar, është e mirë.

Policia kishte arritur të identifikojë personin e dyshuar J.S. 19-vjeçar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është vlerësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme