Një i vdekur nga zjarret në Kaliforni

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 18:22 | Nga

Zyrtarët në Kaliforni thonë se zjarret që kanë përfshirë zonën në kufi me shtetin e Oregonit kanë shkaktuar një të vdekur, ndërsa vazhdojnë të fuqizohen.

Autoritetet thonë se zjarret kanë shkatërruar ndërtesa dhe kanë detyruar evakuimin e qindra njerëzve.

Zjarri shpërtheu të enjten dhe më pas u përhap nga 400 hektarë që pati përfshirë në fillim, në 3 mijë e 200 hektarë. Flakët arritën deri në shtetin fqinj të Oregonit.

Zjarri përbën kërcënim për rreth 300 shtëpi pranë Hornbook-ut, një qytezë e vogël rreth 22 kilometra në jug të kufirit me Oregonin.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon, për shkak të zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme