Një video e rrallë e Adelina Ismailit, si dukej këngëtarja para 28-vjetësh

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 20:00 | Nga

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka qenë pjesë e skenave që në fëmijërinë e saj dhe këtë tashmë e dinë të gjithë. Muzika ka nisur shumë herët për Adelinën dhe pjesëmarrjet në festivale po ashtu, por janë të pakta dhe të rralla materialet e ruajtura nga ajo kohë, nisur edhe nga problemet e luftës në Kosovë.

Megjithatë, në një video të fundit të postuar nga mediat e Kosovës, e vitit të largët 1989, Adelina ka dhënë një intervistë, ndër të parat për të, në televizion në Kosovë. Në video, Adelina uronte të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri me një mesazh nga ekrani dhe për t’i përshëndetur, ajo këndoi dhe kërceu në studio. Është e dukshme energjia dhe grinta, karakteristikë për këngëtaren shqiptare edhe në vitet e ardhshme në karrierën e saj.

Edhe pse është tërhequr pak nga skena muzikore kohët e fundit për t’u përkushtuar më shumë për familjen, Adelina ka lajmëruar se ka në dorë projekte të reja që do t’i bëjë publike së shpejti.

https://www.instagram.com/p/BbP-UbxlY_U/?taken-by=rtklivecom

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme