NLB Banka organizoi ngjarjen transformuese mbi Parimet ESG: Ndërtimi i një të ardhmeje të qëndrueshme

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 16:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në këtë kohë ku planeti ynë përballet me sfida mjedisore, shoqëritë tona përballen me pabarazi sociale dhe bizneset mbahen përgjegjëse për praktikat e tyre etike, sot u shënua një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Ngjarja për parimet ESG-së e organizuar nga NLB Banka sot mblodhi biznese, ekspertë, liderë dhe individë të pasionuar që janë të përkushtuar për të nxitur ndryshime pozitive. ESG nuk është thjesht një akronim; ajo përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse ndaj praktikave të qëndrueshme dhe të përgjegjshme që prekin jo vetëm botën e biznesit, por të gjithë komunitetin tonë global.

Gjatë kësaj ngjarje, të pranishmit u njoftuan për së afërmi me Agjendën e Grupit NLB, Kornizën e Qëndrueshmërisë dhe rrugëtimin në integrimin e ESG-së. Për më tepër, ata u informuan për produktet dhe shërbimet e Bankës të krijuara për t’i ndihmuar bizneset drejt integrimit të objektivave të ESG-së, përfshirë edhe partneritetet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Ngjarja kulmoi me një panel diskutimi dinamik, i pasur me ekspertë të fushës, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për biznese në integrimin e ESG-së.

Ndër të tjera, Gazmend Kadriu, Kryetar i Bordit Udhëheqës të Bankës tha: “Klientët tanë, Banka jonë dhe çdo palë e interesuar sot janë forcat lëvizëse që do të kthejnë parimet e ESG-së në realitet, jo vetëm për ne, por për botën. Së bashku, ne do të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme”.

Aty u potencua se qëllimi është eksplorimi i praktikave më të mira të ESG-së, si dhe nxitja e bashkëpunimit mes palëve të interesuara për të krijuar një botë më të qëndrueshme.

Më shumë informata rreth Qëndrueshmërisë: www.nlb-kos.com/qendrueshmeria

Të ngjashme