Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi. Ajo në raundin e dytë triumfoi ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse, me IPPON brenda pak sekondave. Në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë, Gjakova fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna […]
Nora Gjakova në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi.
Ajo në raundin e dytë triumfoi ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse, me IPPON brenda pak sekondave.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë, Gjakova fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.
Në çerekfinale, ajo do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perisic.

















