“Nuk mund t’i shpëtosh të gjitha”, dy murale të Mlladiqit shkatërrohen në Beograd

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Dy murale të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq dhe një mbishkrim që e lavdëron atë u shkatërruan sot në Beograd.

Fotot e muraleve të shkatërruara janë publikuar në llogarinë në Tëitter të portalit Pesçanik. Në njërën prej tyre shkruhet “Kriminel”. Boja ka dëmtuar mbishkrimin në objekt “Bulevardi Ratko Mladiq”.

Mesazhi i përbashkët i atyre që qëndrojnë pas këtij akti është se “Nuk mund t’i shpëtosh të gjithë”. Muralet e përmendura, përkatësisht mbishkrimi, ndodhen në komunat e Beogradit, Beogradi i Ri dhe Rakovica, raporton klix.ba.

Kujtojmë se më 9 nëntor, me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Fashizmit dhe Antifashizmit, një pjesë e qytetarëve tentuan të shkatërrojnë muralin e kriminelit Mlladiq në rrugën Njegosheva në Beograd. Aktivistët Aida Çoroviq dhe Jelena Açimoviq u përpoqën ta shkatërronin këto murale dhe u arrestuan.

Një numër i madh i policëve penguan shkatërrimin e muralit atë ditë. Autoritetet përmendën pamundësinë e konfliktit mes atyre që duan të shkatërrojnë muralin dhe atyre që nuk janë dakord me të, nacionalistëve, si shkak të angazhimit të policisë.

Nga ana tjetër, disa besojnë se qeveria në fakt e mbrojti vetë muralin. Një anëtar i Partisë Social Demokratike (SDP), Gjorgje Zujoviq, shkatërroi muralin një ditë më pas.

Ka murale dhe ikonografi të tjera në të gjithë Serbinë dhe Republikën Serbe që lavdërojnë kriminelët e luftës. /Telegrafi

Të ngjashme