Numër i madh i qytetarëve pa respektim të masave në Qendrën për patentë shofer

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 10:19 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve janë grumbulluar të enjten në Qendrën për patentë shofer në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Siç shihet edhe në fotografitë e bëra nga Ekonomia Online,  këta qytetarë që po presin për paraqitjen e provimit teorik për patentë shofer nuk po respektojnë as distancën si mas mbrojtëse nga Covid-19.

Qytetarët të pyetur nga Ekonomia Online thanë që janë duke pritur që nga ora 7:15 për regjistrim në test teorik

Qytetari Drinor Salihu, tha se është duke pritur që nga ora 7:15 dhe se kjo pritje e gjatë po është maltretim për ta duke pasur parasysh edhe pandeminë.

“Që nga ora 7:15 jam duke pritur edhe ftoftë edhe jemi lodhe duke pritë”, tha qytetari Salihu.

Në anën tjetër qytetari Besnik Sadiku tha që është duke pritur që në orët e hershme të mëngjesit dhe sipas tij, do të ishte mirë që paraqitja e testit teorik të bëhej online.

“Shumë herët kam ardhur, më shume do preferoja të paraqitja testin në mënyrë”, tha Sadiku.

Qytetari Ylber Shabani i cili kishte ardhur të paraqiste testin për djalin e tij thotë se është shumë maltretim me prit në këtë radhë të gjatë.

“Që një gjysmë orë jam duke pritur, për djalin kam ardhur dhe paska shumë qytetarë duke pritur”, u shpreh ai.

Numri i madh i qytetarëve vazhdon duke u rritur dhe deri në përfundim të ditës pritet të paraqesin një numër i madh i tyre, krejt kjo si pasojë e pengesave gjatë pandemisë dhe pezullimit të punës.

Të ngjashme