Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara. Deri më tani janë numëruar 10 mijë e 347 vota nga të cilat Vetëvendosje po e rritë avantazhin. Partia e Albin Kurtit është e para nga votat me kusht duke siguruar deri më tani 2690 vota, shkruan Indeksonline. PDK është e […]
Numërohen mbi 10 mijë vota me kusht, VV-ja e para, e pasuar nga PDK-ja

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Deri më tani janë numëruar 10 mijë e 347 vota nga të cilat Vetëvendosje po e rritë avantazhin.
Partia e Albin Kurtit është e para nga votat me kusht duke siguruar deri më tani 2690 vota, shkruan Indeksonline.
PDK është e dyta me 2195 vota, ndërsa LDK e treta me 1927 vota.
Nisma e Fatmir Limajt nuk ka marrë ende numrin e kërkuar të votave që i garanton kalimin e pragut zgjedhor. Vetëm 496 vota ka marrë Nisma deri më tani.
AAK ka siguruar 1691 vota, ndërsa Lista Serbe 683 sosh.













