Nushi: Martin Berishaj nuk duhet të pres të shkarkohet ai duhet të jap dorëheqje

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi ka thënë se, rasti i Ambasadorit Martin Berishaj i kalon përmasat e një afere.

Sipas tij ky është ende fillimi i skandalit. Sipas tij, kjo është më shumë se një aferë sepse ka informacione të shumta.

“Martin Berishaj është mik i Albin Kurtit. Këtë e di sepse e kam parë sa kam qenë në partinë LVV, e kam takuar s’di sa herë”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Sipas Nol Nushit, ai më se paku është profesor sepse më shumë është biznesmen, duke shprehur habi se si po e mbrojnë Presidentja edhe Kryeministri.

“Berishaj ka një kompani ku ai është i vetmi punëtor, është ai edhe si ka mundësi të ketë një kompani me 600 mijë euro qarkullimi…Ai duhet të jap dorëheqje para se të shkarkohet”, ka pyetur Nushi.

“Kurti e di që miku i tij Martin Berisha ka kompani të pa deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, andaj sipas tij, ”kryeministri i Kosovës, është i ndikuar ideologjikisht, kur anëtarët e pushtetit bëjnë gabime, ata nuk i shohin sikur gabime, por bëjnë gardhin e mbrojtës duke i sulmuar mediat”.

Të ngjashme