Nxirret një trup nga rrënojat e aeroplanit në të cilin ndodhej futbollisti Sala

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Një trup është gjetur nga mbetjet e anijes në të cila është përplasur futbollisti Emiliano Salad dhe piloti David Ibbotson në bord.

Trupi që u gjet nën rrënoja u dërgua në Isle of Portland  që pastaj do të dërgohet në kujdesin e mjekut ligjor në Dorset  mirëpo nuk janë dhënë detaje lidhur me identifikimin e tij

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore tha se kontraktorët e specializuar iu bashkuan operacionit në ‘kushte shumë  sfiduese për ta’.

Ajo u krye në ‘mënyrën më dinjitoze të mundur’ dhe familjet e personave u mbajtën në kontakt gjatë gjithë kohës.

Mbetjet e aeroplanëve, të cilat u zhdukën para dy javësh mbi Kanalin e Anglisë, u gjetën jashtë Guernsey.

Rrënojat u gjetën në sajë të një operacioni të financuar privatisht nga shkencëtari detar dhe oqeanografi David Mearns. Ai bëri thirri në Degën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, pas përdorimit të sonar dhe një pajisje zhytëse të pajisur me kamera për të konfirmuar se ishte avioni.

Ndërkohë, është shfaqur se ish-klubi i Sala, francezi Nantes i Ligës 1, ka kërkuar që Cardiff City të paguajë tarifën e transferimit prej 15 milionë funtesh.

Sala, 28 vjeç, kishte nënshkruar kontratë më Cardiff City por kurrë nuk luajti për klubin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme