O’Brien kërkon nga Kurti “progres urgjent” për Asociacionin

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, i ka kërkuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, progres urgjent në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë kërkesë, O’Brien, Kurtit ia ka bërë gjatë takimit që ka pasur me të të mërkurën, ku edhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë progresin urgjent në Asociacionin. Kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Kurti sot”, ka shkruar top-diplomati amerikan në X.

Të ngjashme