Oda e Infermierëve të pakënaqur me koeficientin e Qeverisë – Paralajmërojnë procedura “në dëm të Qeverisë”

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koeficienti i ri i përcaktuar nga Qeveria Kurti nuk është mirëpritur nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK). Pasi këta të fundit kishin kërkuar që ky koeficient të jetë mbi 120, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OIK, Naser Rrustemi, në një intervistë për Ekonomia Online u shpreh i pakënaqur me Ligjin e Ri të Pagave.

Ai tha se ky koeficient vetëm se ka zvogëluar pagën e infermierëve.

Sipas tij, këtë pagë infermierët e kanë marrë duke punuar në ndërrime të natës.

“Po ne si Odë pavarësisht kërkesave tona që i kemi pas në vazhdimësi qoftë në komisionin për Ministrinë e Punëve të Brendshme qoftë në Ministrinë e Shëndetësisë apo te Grupet Parlamentare asnjë kërkesë e jona nuk është marrë parasysh sepse na kemi pas vërejtje në koeficient për arsye se e dini edhe ju si media që kjo nuk është bërë publike deri dje a pardje edhe me të vërtetë asnjëherë nuk kemi menduar që një koeficient i tillë do të jetë ndër 120 euro”, tha Rrustemi.

Rrustemi ka kritika edhe tek çështja e shujtave, me të cilët thotë se nuk bën pjesë fare në Ligjin e ri të Pagave.

“Për neve ka qenë e kemi mbajte mbledhjen urgjente të këshillit drejtues edhe kemi dalë me një komunikatë që e keni pa edhe ju dhe nuk janë të kënaqur dhe nëse nuk përmirësohet çështja e shujtave se është diskutabile sepse ajo nuk fut nuk do të jetë sigurisht në të ardhmen ligj nëse nuk futen kjo edhe kushtet e punës edhe disa gjera të cilat ne i kemi marrë vendim ne do të vazhdojmë me procedura të cilat edhe për qeverinë nuk janë të mira por as për ne sepse ne jemi të interesuar të parët që ky ligj s’kish kaluar, mirëpo të kalon ashtu siç duhet e mos të shkelet e drejta elementare e njeriut”, u shpreh Rrustemi.

Ndonëse nuk mund të shpallin greva, Rrustemi thotë se do t’i përkrahin sindikatat që thërrasin një gjë të tillë. 

“Ne si Odë nuk mundemi me organizu grevë, mirëpo do t’i mbështesim këto kërkesa të cilat janë të drejta nëse ka grevë mirëpo ne jemi mësuar me greva me protesta asnjëherë s’është bërë diçka nuk është kthye ajo çka duhet, kështu që ne do të vazhdojmë me procedura që nuk janë as për ne të mira por as për qeveritarë”, thotë Rrustemi për EO.

Niveli parësor parasheh infermierët që punojnë në Mjekësi Familjare (QKMF), dytësor ata që punojnë në spitale dhe tretësor hyn infermieret që punojnë në QKUK

Niveli tretësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.6

Në llogaritjen e rrogës i bie 588 euro.

Niveli sekondar i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.

Në llogaritjen e rrogës i bie 577 euro.

Niveli parësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Infermier në edukim të vazheshëm,
Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Veterinar, Teknik farmacist 3 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.4

Në llogaritjen e rrogës i bie 567 euro.

Niveli tretësor i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacist 4 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.3.

Në llogaritjen e rrogës i bie 556 euro.

Niveli sekondar i shëndetësisë Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacist 5 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.2.

Në llogaritjen e rrogës i bie 546 euro.

Niveli parësor i shëndetësisë -Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacis 6 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.1.

Në llogaritjen e rrogës i bie 535 euro.

Ndërsa, pozita e Ndihmës Infermier ka vlerën e koeficientit 4.5 që në llogaritjen e rrogës i bie 472 euro.

Të ngjashme