Oda e Përmbaruesve Privat e Kosovës, anëtare me të drejta të plota e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve-UIHJ

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve po zhvillon punimet e Kongresit XXIV, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në mesin e delegacioneve pjesëmarrëse, po merr pjesë edhe delegacioni nga Kosova, në përbërje të të cilit janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë si dhe Oda e Përmbaruesve Privat.

Në kuadër të agjendës ishte e paraparë edhe anëtarësimi i anëtarëve të rinj. Pas procesit të votimit, me shumicë absolute të votave të anëtarëve të Kongresit, Oda e Përmbaruesve Privat e Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve-UIHJ.

Pranimi i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Përmbaruesve, përveç që mundëson që Kosova të jetë në hap me trendët botërore në fushën e përmbarimit, është dëshmi se Republika e Kosovës po e avancon pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme