Oda Ekonomike e Kosovës ka vlerësuar se të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme me Greqinë, Poloninë dhe Arabinë Saudite pasqyrojnë një tablo të përzier të marrëdhënieve ekonomike të vendit me këto tregje.
Përmirësimi i bilancit tregtar me Greqinë shihet si sinjal pozitiv, i nxitur nga rritja e eksporteve dhe ulja e importeve, ndërsa zhvillimet me Poloninë dhe Arabinë Saudite tregojnë vazhdimësi të deficitit të lartë tregtar, thotè Oda Ekonomike.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, këto të dhëna nënvizojnë nevojën për politika më aktive të mbështetjes së eksportit dhe diversifikimit të tregjeve, veçanërisht në drejtim të Polonisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme.
Oda theksoi se rritja e konkurrueshmërisë së prodhimit vendor dhe forcimi i diplomacisë ekonomike mbeten kyçe për përmirësimin afatgjatë të bilancit tregtar të Kosovës.