Oficeri i FSK-së më i miri në Kursin e Karrierës për Kapiten për Logjistikë në SHBA

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 16:58 | Nga

Oficeri i FSK-së, kapiteni Fatmir Lami shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtar në mesin e 13 oficerëve pjesëmarrës në Kursin e Karrierës për Kapiten për Logjistikë, (LOGC3) 18-004, në Universitetin Ushtarak të Logjistikës (Army Logistics University) në Fort Lee, SHBA.

Kursi është mbajtur nga data 28 shkurt deri më 14 shtator 2018.

Në këtë kurs kanë marrë pjesë oficerë të ushtrive nga Kosova, Japonia, Egjipti, Brazili, Greqia, Jordania, Turqia, Arabia Saudite, Estonia dhe Letonia.

Ndërsa në nivel të përgjithshëm prej 119 pjesëmarrësve, Fatmir Lami, pjesëtar i Batalionit të Logjistikës në BMO-së, zuri vendin e shtatë.

Edhe ky sukses tregon se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës janë shumë të përkushtuar dhe me motivim të lartë.

Ndryshe, kapiteni Fatmir Lami ka diplomuar më 12 shtator në Universitetin Ushtarak për Logjistikë në Fort Lee, SHBA. Ai u shpreh se është i gatshëm që përvojën e fituar në SHBA ta zbatojë në praktikë në Logjistikën e FSK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme