OKB: Trump ka përgjegjësi ndaj mediave

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 16:12 | Nga

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, ka thënë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mban “një përgjegjësi të madhe” për mënyrën se si i portretizon mediat.

Ai ka thënë se mënyra se si Trump i trajton mediat mund të ketë një efekt negativ në vendet e tjera dhe mund ta rrezikoj punën e gazetarëve, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Etiketimi i tillë i mediave është një gjë shumë shqetësuese”, ka thënë shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Zeid Ra’ad al-Hussein, në një intervistë para përfundimit të mandatit të tij katërvjeçar,

“Kjo jep një efekt demonstrues, pasi që edhe liderët e tjerë në mjedise autoritare mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar Zeid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme