Pse nuk duhet rrënuar objekti i “Gërmisë”?

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Fillimisht jemi duke e tejngarkue qendrën në stilin “gjithcka 1€” me objekte dhe sheshe.

Vollumi apo dominanca e objektit qeveritar’ nuk ka me lejue asnjë objekt të jet ma dominant në at’ pjesë! Pra, në efektin e rëndësisë, i bie me qen’ qeveria para kulturës! E kultura ta ndërton shtetin dhe jo anasjelltas!

A keni mendue najhere pse SKENDERBEU ne Tiranë duket ma madhështor’ se SKENDERBEU në Prishtinë? Edhepse me vollum të njejt’ jan’…
Sepse në Tiran’ nuk ka objekt ma dominant se SKENDERBEU, dhe sheshi i madh rreth tij e rrit’ vlerën dhe dominancën!

I njejti SKENDERBEU në Prishtin’ ta jep përshtypjen e një “dëshmorit” të pavler’

Shembullin ma të mirë e keni edhe kaosin e shesheve në këtë pjesë të Prishtinës. Kush e dini prej juve (ju ftoj edhe juve në Komunë që punoni me tregue) ku fillojn’ këto sheshe dhe ku mbarojnë ato? Sheshi Zahir Pajaziti; Nëna Tereze dhe Ibrahim Rugova…

KAOS!

Asht gabim me mendue që ky objekt “GËRMIA” asht pa vlerë apo me krahasue me rëndësinë e objekteve nëpër botë (piramidat, luvrin etj).

Kush u rrit’ e ka jetue në Prishtinë e din sakt cfarë vlere emocionale ka ky objekt.

Secili rrënim i këtyne-lloj objekteve rrënon edhe një kujtim të secilit prej neve.

Eh tash, argumenti kryesor pse nuk duhet rrënuar ky objekt –

Funkcionin bon me ja ndrrue! Varësisht cka ka nevojë kryeqyteti! Por jo me rrënue!

Qifti i objekteve si “salla koncertale” apo “opera e teatri/baleti” jan’ objekte ku shteti prezanton edhe njëherit ngrit nivelin e kulturës. Andaj hyjn në grupin e objekteve të rëndësishme.

Ne e dijmë që Prishtina po rritet por nuk rritet qyteti vetëm me infrastrukturë sepse ashtu mundet edhe me u degradue.

Duhet medoemos inkurajue rritjen me objekte të cilat jan’ të rendësishme dhe e rrisin vlerën/rëndësinë e asaj pjese të qytetit (në këtë rast: PRISHTINA E RE)

Sot, e kemi një mundësi t’shkelqyer me rrit’ qytetin tu ja bashkangjit’ këtë objekt.
Poqëse ky objekt ndërtohet në pjesën kah po zhvillohet/rritet qyteti, atëhere qifti i këtyre objekte e lyp’ medoemos një shesh para vetës, për me rrit’ madhështinë e këtij objekti.

Atëhere secili investitorë ish joshë apo inkurajue me ndërtue aty afër ndonjë shtëpi të mallërave, hotel, zyre etj…

Pra, automatikisht kishte me u rritë vlera e asaj’ pjese të qytetit edhe ish shpejtue vrullshëm ndërtimi i saj’.

Të rrisim Prishtinën me një objekt super modern! Sepse me këto objekte shteti prezenton kulturën dhe qytetarët e vet! Ti tregojmë botës që na kemi vendos’ me ec’ përpara, sepse arkitektura është pasqyr’ e një mentaliteti, kulture e zhvillimi social të një populli!

(Qëndrim nga studioja projektuese Innarch)

Të ngjashme