Opozita akuzon Ekzekutivin e Podujevës për keqpërdorim buxheti

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Komunarët e Podujevës po e prishin vetë asfaltin e shtruar vitin e kaluar gjatë kohës së fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Shtresa e re e asfaltit në rrugën kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti” ishte bërë edhe pa vendim të Kuvendit Komunal, pasi për të njëjtën rrugë ishte paraparë zgjerimi, ndërtimi i gjithë infrastrukturës përcjellëse dhe pastaj asfaltimi për njërën pjesë të saj, ndërsa për pjesën tjetër të qendrës ndërtimi i bulevardit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët komunalë kishin marrë vendimin për ridestinim të mjeteve vetëm për pjesën ku ishte paraparë ndërtimi i bulevardit. Sivjet, ata e kanë prerë asfaltin e ri për të ndërtuar rrjetin e kanalizimit e infrastrukturën tjetër nëntokësore. KD-ja është duke pritur përgjigje nga komunarët prej 22 nëntorit, por ato kanë munguar edhe pas dhjetë ditësh.

Ndërkohë, zyrtarët opozitarë kanë akuzuar pushtetin në këtë komunë për keqpërdorim të buxhetit e “vendime” të jashtëligjshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme