Opozita largohet nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, e quajnë Valbon Krasniqin vartës politik

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, pas largimit të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe përfaqësuesi i IKSHPK-së janë vartës politikë.

Pos Zemajt është larguar edhe Bekim Haxhiu i PDK-së dhe Floreta Zejnullahu e PDK-së.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, njëherësh kryetare e këtij Komisioni, ka thënë se po shihet që ish-ministri Zemaj e ka të gjithën politike, pasi për çështje tjera nuk ka interes.

Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje, ka thënë që po shihet që ish-ministri Armend Zemaj e ka të gjithën politike.

“Ish ministri po largohet se nuk po mundet me dalë nga petku i ministrit. Sa zor me pasë një deputet, që ka qenë ministër. E ka veç politike, jo që e ka interesimin. Siç po shihet ish ministri kur dalim tek e vërteta për qysh o gjendja me qytetarë, ai mo nuk ka interes”, ka thënë Kollçaku gjatë mbledhjes.

Të ngjashme