Opozita në Shqipëri mban protestën e radhës

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Në orën 18:30, pritet të mbahet protesta e radhës e opozitës në Shqipëri. Protesta është organizuar dhe drejtohet nga PD dhe LSI, në një koalicion edhe me disa parti tjera të vogla.

Këto protesta po zhvillohen në kohën kur këto dy subjekte opozitare i kanë dorëzuar mandatet e tyre si dhe aktivitetin e tyre po e vazhdojnë në rrugë përmes protestave sistematike.

Ata kanë paralajmëruar se do t’i bojkotojnë zgjedhjet e qershorit në Shqipëri teksa kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një “Qeverie transitore”.

Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, dje përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje për protestën e sotme.

“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa11Maj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme