Ekonomia Online
FUNDIT

Organizata QIKA iu bën thirrje mediave mos ta ftojnë më si analist Xhevdet Pozharin

Organizata QIKA iu bën thirrje mediave mos ta ftojnë më si analist Xhevdet Pozharin

Organizata QIKA u bën thirrje mediave që mos ta ftojnë më në debate televizive, në rolin e analistit Xhevdet Pozharin, për shkak të gjuhës së përdorur pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Sipas kësaj organizate, gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave. Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari […]

Organizata QIKA u bën thirrje mediave që mos ta ftojnë më në debate televizive, në rolin e analistit Xhevdet Pozharin, për shkak të gjuhës së përdorur pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Sipas kësaj organizate, gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari shkruan ndër të tjera se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar organizata QIKA, duke kërkuar nga mediat që mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene.

“Gjuha e përdorur nga analisti Xhevdet Pozhari normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave. Dënojmë ashpër këtë gjuhë dhe kërkojmë nga mediat që të mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene”, thuhet në reagimin e tyre.

Të ngjashme