Organizatat e dala nga lufta s’do të marrin asnjë hap – Jashari: Do ta presim Kushtetuesen për Ligjin për Pagën Minimale

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 12:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagën Minimale, edhe pse kishin paralajmëruar bllokim të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Jashari në takimin e thirrur nga AAK-ja, shtoi se lënia jashtë Ligjit për Pagën Minimale e kësaj kategorie është vendimi më i keq dhe gabim i madh.

Madje ai këtë e ka quajtur tradhti dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve.

“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët”.

“Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim, edhe pse jemi preku keq është ther dinjiteti i secilit qytetarë”.

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini e ka falënderuar Haradinaj, pasi siç tha ai, kreu i AAK-së gjithmonë ka qenë zëri i tyre.

Sipas tij, Qeveria nuk po merret seriozisht me kërkesat e tyre për çka ka adresuar një varg kritikash.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të përkujdesjes për kategoritë e dala nga lufta, në veçanti invalidët.

Shurdhaj tha se Qeveria aktuale e ka ndërprerë edhe komunikimin me organizatën që ai e përfaqëson.

Ai tha se kategoria që ai e përfaqëson, nuk është duke kërkuar luks, por vetëm të drejtat e tyre bazike, derisa shtoi se ekzekutivi po tallet me kategoritë e dala nga lufta.

AAK-ja e ka dërguar javën e kaluar e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme