Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, duke i vlerësuar si dy nga figurat më të ndritura të historisë së re të vendit. Osmani tha se ata nuk ishin vetëm bashkëshortë, por bashkëluftëtarë të pandarë për lirinë e Kosovës. Me këtë rast, presidentja rikujtoi se familjes […]
Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy zemra, një betim për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, duke i vlerësuar si dy nga figurat më të ndritura të historisë së re të vendit.
Osmani tha se ata nuk ishin vetëm bashkëshortë, por bashkëluftëtarë të pandarë për lirinë e Kosovës.
Me këtë rast, presidentja rikujtoi se familjes Lladrovci iu dorëzuan Urdhrat “Hero i Kosovës” dhe “Heroinë e Kosovës” për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, si shenjë nderimi për sakrificën e tyre.
“Rënia e tyre ishte themel i lirisë sonë,” theksoi Osmani.

















