Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Japoni për t’i përcjellur nga afër Lojërat Olimpike Tokjo 2020. Këtë e bëri të ditur Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Instagram. “Arritja në Tokjo, gati për Lojërat Olimpike”, ka shkruar Osmani në fotografinë e saj të publikuar. Kosova në Japoni ka shkuar me […]
Osmani arrin në Japoni për Lojërat Olimpike 2020

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Japoni për t’i përcjellur nga afër Lojërat Olimpike Tokjo 2020.
Këtë e bëri të ditur Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
“Arritja në Tokjo, gati për Lojërat Olimpike”, ka shkruar Osmani në fotografinë e saj të publikuar.
Kosova në Japoni ka shkuar me 11 sportistë që janë duke e përfaqësuar vendin në xhudo, boks dhe mundje.


















