Osmani dhe Begaj bëjnë homazhe për Papën Françesku në Vatikan

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluan sot homazhe në Bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan për Papën Françesku, shkruan Ekonomia Online.

Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani e cilësoi Papën si një figurë frymëzuese që përçon mesazhe shprese dhe solidariteti për mbarë botën.

Të shoqëruar nga kardinali shqiptar Ernest Simoni dhe delegacionet përkatëse, ata shprehën respektin e qytetarëve shqiptarë për përkushtimin e Papës ndaj paqes, harmonisë dhe dinjitetit njerëzor.

Të ngjashme