Osmani: Diskutime për kufij ka pasur, vetë Hoti dikur kritikonte një gjë të tillë

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se për gati dy vjet me radhë ështrë diskutuar për ndryshim kufijsh. Thotë se një praktikë e tillë është kritikuar në të kaluarën nga vetë Hoti, i cili sot po thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Z. Kryeministër, zonja dhe zotërinj  nuk është mirë të mendohet se jemi pjesë e një amnezie. Diskutime për kufij ka pasë. Nuk ka deputetë të LDK’së që s’ka folë, ish-deputetë të mandatit të kaluar  që s’ka fol për këtë teme në këtë Kuvend.Ish-presidenti e ka pranuar vetë. Herë është quajtur “korrigjim kufijsh’ e herë me ndonjë emër tjetër, mirëpo diskutim ka pasur për gati dy vjet me radhë dhe ju i keni kritikuar çdo ditë e tash po pretendoni se ato s’kanë ndodh. Dhe t’i thuani një Kuvendi që po merreni me konspiracione për ngjarje të dokumentuara dhe tashmë të konfirmuara nga njerëz aktual të Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarë të kaluar të Shtëpisë së Bardhë tregon mos prespekt ndaj këtij institucioni”, tha Osmani.

Ajo thotë se si kryetare e Kuvendit asnjëherë nuk është informuar për dialogun përveç asaj që ka dëgjuar në Kuvend sikurse secili deputet tjetër.

Të ngjashme