Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani e uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Osmani e uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë. Ajo ka shkruar se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. “Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte […]

Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.

Ajo ka shkruar se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.

“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

Ukraina sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Po këtë ditë bëhen mbi 1 vite prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.

The heart of a nation beats within its people, and amidst the shadows of a genocidal war, the spirit of Ukrainians remains unbroken.

From one land of strength, democracy, and hope to another, we wish the brave people of Ukraine a Happy Independence Day! ???? pic.twitter.com/zjC2rCRRzX

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 24, 2023

Të ngjashme