Osmani i bie pishman çka tha dikur për Hotin: Duhet me hongër një thes krypë për me e njoftë dikë

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentares Vjosa Osmani i është bërë një pyetje interesante nga deputetja e PDK-së rreth bashkëpartiakut të saj, tanimë kryeministrin Avdullah Hoti, për një mendim të saj të dikurshëm.

“Kur thoni që kryeministri i Kosovës është i papërgatitur nuk dua të mendoni që nuk po pajtohem, por kam një pyetje konkrete: A janë të njëjta mendimet tua me ato të vitit 2017 kur ju e keni pasë një deklaratë të fuqishme kur Kosova duhet të jetë shtet normal që me pasë fatin e mirë me u përfaqësuar nga Avdullah Hoti si kryeministër. Kisha pasë qejf me ditë se a qëndrojnë këto?”, pyeti Musliu.

Osmani i është përgjigjur menjëherë.

“Faleminderit që më në fund e bëtë këtë pyetje sepse ma dhatë mundësinë me u përgjigj. Siç thotë populli duhet me hongër një thes krypë për me e njoftë mirë dikë. Kjo edhe mu më ka ndodhur dhe këtë që po e them së shpejti do ta kuptjnë edhe të tjerët”.

Të ngjashme