Osmani kujton masakrën e Polacit dhe të Abrisë së Poshtme

Prishtinë | 07 Pri 2024 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e përvjetorit vrasjes së 78 martirëve dhe 8 dëshmorëve në fshatrat Polac dhe Abri e Poshtme, Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ofanzivën një javore që zhvilluan forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Polaci dhe Kosova sot kujtojnë prillin e vitit 1999, kur regjimi gjenocidal i Serbisë në një ofansivë njëjavore,  vrau 78 martirë të këtij fshati dhe atyre përreth. Sot i kujtojmë dhe përulemi me respekt edhe për 8 dëshmorët e UÇK-së, të cilët ranë në altarin e lirisë.

Makineria e regjimit gjenocidal të Serbisë afro dy muaj para kapitullimit të saj, intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik anembanë Kosovës.

Më 7 prill makineria vrastare njësoj veproi edhe në Abri të Poshtme, ku u vranë 10 civilë nga Qabiqi”, ka shkruar presidentja.

Duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, ne nderojmë të kaluarën tonë, mbajmë gjallë të vërtetën dhe se ndalim përkushtimin për sjelljen e autorëve para drejtësisë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!

Të ngjashme