Osmani: Kur të konfirmohet largimi i kryetarëve në veri, brenda afatit i caktoj zgjedhjet

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 11:32 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe njëherë për procesin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit. Këtë proces, Osmani e quan të drejtë legjitime të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i proceduar për konfirmim final këto nënshkrime. Ndërsa thekson se në momentin kur të konfirmohen largimet e kryetarëve atje, brenda 30 deri 45 ditë do t’i caktojë zgjedhjet e reja.

“Ju e dini që e kjo e drejte e qytetarëve e të gjithave komunave tona që  nëpërmjet peticionit ta kërkojnë largimin e kryetarëve. Tashmë është e paraparë  me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Përveç kësaj ministria përkatëse ka miratuar një udhëzim administrativ që i parasheh procedurat”.

“KQZ është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ. Për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme me kryetarin e KQZ-së, jemi duke proceduar më konfirmimin final të këtyre nënshkrime dhe besoj që shumë shpejt KQZ-ja do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave të tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetarëve. Menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetarëve, të cilat kërkojnë mbi 50 për qind e të gjithë trupit votues të votojnë pro, dhe nëse ndodh një gjë e tillë, brenda 30 deri 45 ditë është afat i cilit unë si presidente caktoj zgjedhje të reja lokale”, u shpreh Osmani.

Të ngjashme