Osmani në OKB do të flasë për agresionin e Serbisë në Banjskë

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo nga ora 21:00 sipas kohës tonë do të flasë në seancën e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet raporti për Kosovën.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se sot do të flas për zhvillimet e fundit në vendin tonë, si dhe agresionin serb të 24 shtatorit në fshatin Banjskë.

“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Osmani.

Të ngjashme