Osmani në Zvicër: Mbështetja e Zvicrës për Kosovën është e palëkundur

Prishtinë | 21 Maj 2025 | 18:43 | Nga Gzim Mujaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media pas vizitës zyrtare në Pallatin Federal të Zvicrës, theksoi rëndësinë e kësaj vizite për marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Ajo u shpreh se pritja madhështore në sheshin e Bernit dhe pjesëmarrja e madhe e mërgatës kosovare janë dëshmi e mirënjohjes dhe lidhjeve të forta.

“E bënë këtë pritje edhe më madhështore në sheshin e Bernit, meqenëse vizitat shtetërore janë të rralla, fakti që kjo vizite shtetërore po zhvillohet pikërisht këtu në Zvicër flet shumë për përkushtimin e Zvicrës ndaj partneritetit tonë. Qytetarë të shumtë të mbledhur këtu, shumica pjesëtar të mërgatës sonë, janë dëshmia më e mirë e mirënjohjes. Zvicra qëndroi pranë nesh atëherë dhe qëndron pran nesh edhe sot gjersa ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë”, tha Osmani në konferencën për media.

Osmani vlerësoi përkushtimin e Zvicrës ndaj Kosovës, duke theksuar se ky shtet ka qëndruar pranë Kosovës në kohë të vështira dhe vazhdon të mbështesë ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Të ngjashme