Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani, pas marrëveshjes për targat, falënderon Hovenierin e ShBA-në

Osmani, pas marrëveshjes për targat, falënderon Hovenierin e ShBA-në

Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe Qeverinë e ShBA-së, pas arritjes së marrëveshjes për targat. Osmani tha se Hovenier e Qeveria e ShBA-së patën angazhim aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. “Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. […]

Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe Qeverinë e ShBA-së, pas arritjes së marrëveshjes për targat.

Osmani tha se Hovenier e Qeveria e ShBA-së patën angazhim aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.

“Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, shkroi Osmani.

Më herët, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, njoftoi se Serbia nuk do të lëshojë më targa KM e PR dhe Kosova nuk do të vazhdojë me masat e tjera në lidhje me këtë çështje.

I want to thank @USAmbKosovo Jeff Hovenier and the U.S. Government for their active engagement in reaching today’s deal in Brussels. Their support for the dialog process b/w Kosovo & Serbia is indispensable. ?? is grateful.

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 23, 2022

Të ngjashme