Osmani përkujton Enver Zymberi: Policët janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në dymbëdhjetë vjetorin e rënies.

Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e Presidentes:

Dymbëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Sot e nderojmë guximin dhe sakrificën e heroit. Ai ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit.

Atij, sikurse edhe të gjithë policëve të rënë në detyrë u përkulemi për kontributin e çmuar për sigurinë tonë në çdo cep të vendit.

Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre.

Të ngjashme