Osmani pret ambasadoren finlandeze, kërkon dialog me parime të qarta

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur të marten ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Osmani i ka thënë se e çmon lart kontributin e Finlandës në procesin e pavarësimit dhe të ndërtimit të shtetësisë së Kosovës.

Me këtë rast, ajo e kujtoi kontributin e kryenegociatorit ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarit, pastaj të të deleguarit special të udhëheqësit të OKB-së për Kosovën, Kai Eides, midis tjerash.

Me ambasadoren Stjernvall kryetarja Osmani diskutoi procesin e dialogut të ardhshëm, si dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Sa i takon dialogut, kryetarja Osmani e njoftoi ambasadoren Stjernvall me qëndrimin e saj për një proces të mirëfilltë të dialogut, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke, si dhe me parime që respektojnë integritetin tërritorial të vendit tonë.

“Ne duam normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun, por kërkojmë që ai të jetë i strukturuar mirë dhe i bazuar në parime të qarta. Dialogu duhet ta përfillë kontekstin e raporteve mes dy vendeve tona”, ka thënë Osmani. N

ë anën tjetër, ambasadorja Stjernvall shprehu gatishmërinë e Finlandës për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.

Ajo shprehu po kështu gatishmërinë e vendit të saj për t’i mbështetur institucionet në përgatitjen për procesin e dialogut.

Të ngjashme