Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani pret një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, flet për bashkëpunim ekonomik

Osmani pret një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, flet për bashkëpunim ekonomik

Presidentja Vjosa Osmani sot takoi një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë. Gjatë takimit, Osmani i falënderoi për “mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës”. “Delegacioni parlamentar ofruan […]

Presidentja Vjosa Osmani sot takoi një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.

Gjatë takimit, Osmani i falënderoi për “mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës”.

“Delegacioni parlamentar ofruan mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite përderisa u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e përpjekjeve për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe mbështetjen humanitare për projekte të ndryshme për kategoritë më në nevojë”, njofton Presidenca.

Të ngjashme