Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Mulliqit: Ai la gjurmë në fushën e gazetarisë, sferës akademike dhe në atë të dramaturgjisë

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit të gazetarëve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

Ai la gjurmë jo vetëm në fushën e gazetarisë, sferës akademike, por edhe në atë të dramaturgjisë, ndaj veprat e tij janë testament për brezat e ardhshëm.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit kulturor dhe atij të gazetarëve!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Haqif Mulliqin!

Të ngjashme