Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani takon ambasadorin Hovenier, shpreson se do të ndërmerren masa konkrete dhe sanksione ndaj Serbisë

Osmani takon ambasadorin Hovenier, shpreson se do të ndërmerren masa konkrete dhe sanksione ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyrën e saj ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Sipas një njoftimi nga Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë situatën e sigurisë pas sulmit në veri të Kosovës, ku nga akti terrorist i grupeve kriminale serbe, u vra […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyrën e saj ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë situatën e sigurisë pas sulmit në veri të Kosovës, ku nga akti terrorist i grupeve kriminale serbe, u vra rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe disa policë tjerë u plagosën.

“Ambasadori Hovenier shprehu edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen e policit të Kosovës. Presidentja, ndërkaq, ka falenderuar aleatët, në rradhë të parë SHBA-të, për mbështetjen dhe solidaritetin pas vrasjes së rreshterit policor, heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, si dhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e institucioneve të sigurisë në këtë kohë kur po sfidohet rëndë siguria kombëtare e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidentja ka theksuar se për këtë sulm terrorist dhe akt agresioni nga ana e Serbisë duhet të ketë përgjegjësi nga ana e shtetit serb.

“Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson se pasi shtetet aleate të përfundojnë procedurat e tyre të brendshme për konfirmimin e informacioneve që kanë të bëjnë me sulmin e fundit ndaj Kosovës, do të ndërmarrin masa konkrete dhe sanksione ndaj Serbisë, për shkak të involvimit të saj të drejtpërdrejtë në këtë sulm, qoftë si shtytëse, organizatore apo lehtësuese e tij”, thekson njoftimi i Zyrës së Presidentes.

Të ngjashme